Agim Ademi, arkitekti i një kursi të ri për futbollin e Kosovës

Shkruan: Faton PAÇARADA

Kur një federatë kalon sfida, presioni bie gjithmonë mbi drejtuesin kryesor.

Agim Ademi e përjetoi këtë më shumë se kushdo: çdo vendim i tij u analizua, çdo hap u komentua. Megjithatë, ai nuk u ndal.

Ai e dinte se për të ngritur Kombëtaren duhej një qasje ndryshe, më profesionale dhe më e qëndrueshme.

Pikërisht për këtë arsye, kërkimi i tij për trajnerin e duhur nuk ishte as i rastësishëm, as i nxituar. Kur u hap mundësia për të sjellë Franco Fodën, një emër që ishte dëshmuar me Austrinë në arenën evropiane.

Sot, askush nuk e konteston më se kjo ishte një nga lëvizjet më të rëndësishme të FFK-së në vitet e fundit.

Rezultatet e javëve të fundit kanë bërë që Kosova të diskutohet gjerësisht në media ndërkombëtare. Jo sepse jemi favoritë në çdo përballje, por sepse po tregojmë rritje të prekshme dhe gara kundër ekipeve me traditë po zhvillohen me dinjitet dhe nivel.

Lamë prapa Slloveninë. E lamë pas edhe Suedinë. Dhe këto nuk janë gjëra që ndodhin pa plan, pa punë dhe pa drejtim të qartë.

Kjo është arsyeja pse sot vlen të vlerësohet puna e atij që e nisi këtë kapitull të ri.

Urime Agim Ademi.

Sepse progresi nuk vjen nga rastësia, por vjen nga vendimet e guximshme në kohën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *