Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në grupmoshën deri 21-vjeç, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën për ndeshjet e tetorit.
“Toki” ka përzgjedhur 22 lojtarë për dy ndeshjet kualifikuese gjatë këtij muaji.
Për herë të parë ftesën e ka pranuar edhe Igball Jashari, i cili së fundmi ishte pjesë e Kosovës U19, teksa luan te Prishtina në nivel klubesh.
Edhe Dion Gallapeni nga Prishtina do të paraqitet për herë të parë me fanellën e Kosovës U21, pas paraqitjeve të mira me klubin kryeqytetas në këtë fillimsezon.
Nga Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë, ftesën e kanë pranuar 14 futbollistë, pra më shumë se gjysma.
Kjo është lista e plotë e ftuar nga Afrim Tovërlani:
Portierë: Mustafë Abdullahu, Egzon Lekaj, Leon Besson
Mbrojtës: Yll Ibrahimi, Diar Vokrri, Dion Gallapeni, Ardi Ajdini, Florian Haxha, Rejan Thaçi, Amar Gërxhaliu e Arbnor Hasani
Mesfushë dhe sulm: Altin Kryeziu, Milot Avdyli, Lulzim Peci, Redon Ismaili, Oltion Bilalli, Elvir Gashijani, Veton Tusha, Igball Jashari, Ardit Tahiri, Fatjon Bunjaku.
Kosova U21 fillimisht këtë muaj përballet me Poloninë më 11 tetor në “Fadil Vokrri”, teksa takimin e dyë e zhvillon në udhëtim te Estonia më 15 tetor./GazetaExpress/