Afati kalimtar veror i zjarrtë, këto pritet të jenë lëvizjet e bujshme

Thashethemet e transferimeve të futbollistëve në afatin veror tashmë kanë arritur kulmin.

Klubet e mëdha synojnë që gjatë verës të bëjnë shumë ndryshime, por sigurisht se do të jenë paksa të kufizuara nga pandemia COVID-19, që i ka goditur bukur shumë.

Mediet italiane raportojnë se Juventus dhe Inter janë në luftë ndërmjet vete për ta marrë sulmuesin 32-vjeçar, argjentinasin Sergio Aguero, i cili e mendon largimin nga Manchester City, derisa flitet se destinacion i mundshëm për të është edhe Barcelona e Atletico Madrid.

Emri padyshim më i përfolur është ai i yllit francez Kylian Mbappe. Francezi e dëshiron të njëjtën pagë sa sulmuesi brazilian Neymar, për të qëndruar në Paris Saint-German, ndryshe mund të largohet. Ai ka oferta të majme nga Real Mardid dhe Liverpool.

Messi ka shanse të largohet nga “Camp Nou”, PSG ose Manchester City mund të jetë skuadra e re e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Barcelona ka shpallur interesin për sulmuesin e Real Sociedad, suedezin, 21 vjecarin Aleksander Isak, shkaku se ata dëshirojnë një sulmues të ri.

“Manchester United News” ka deklaruara sot se portieri i saj dhe i Kombëtares angleze, Dean Henderson do të largohet nga “Old Trafford” nëse deri atëherë nuk o të jetë zgjedhja e tyre e parë për sezonin e ardhshëm.

Se a do të realizohen këto transfere gjatë afatit kalimtar, apo do të mbetën mbeten vetëm në arkivat e spekulimeve, mbetet të shihet.

Një është e sigurt klubet e mëdha duke e parë performancën që kanë pasur sivjet, e kanë të detyruar të bëjnë lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *