Operacionet dhe negociatat në afatin kalimtar të dimrit po vazhdojnë, ku kanë mbetur edhe disa ditë.
Në pritje të zyrtarizimeve të fundit, përmes të dhënave të siguruara nga Transfermarkt, zbulohen 10 klubet që investuar më së shumti në janar.
Ajo që bie në sy është se vendin e parë e mban Napoli sa i përket shpenzimeve, duke blerë lojtarë në vlerë 46 milionë euro.
Pa dyshim që një nga blerjet më të bujshme të tyre ishte Amir Rrahmani.
Më poshtë i gjeni 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë deri më tani në këtë afat kalimtar.
10) Atalanta: 16.5 milionë euro
Skuadra e Gasperini është e vendosur në renditje këtë renditje, pasi ka qenë aktive në këtë afat. Kthimi i Mattia Caldara (huazim me të drejtën blerje nga Milani për 15 milion) dhe pagesa për e Duvan Zapatan (12 milionë euro drejet Sampdorias) ishin operacione tashmë të arkivuara. Blerja e fundit është Lennart Czyborra, një gjerman 20 vjeçar për të cilin u paguan 4,5 milionë euro te Heracles.
9) Bayer Leverkusen: 17 milionë euro
Emri i ri është Exequiel Palacios, i vetmi i ofruar te Aspirinar që paguan një shumë të rëndësishme në rastet e River Plate.
8) Lyon: 19 milionë euro
Shkojmë në Francë te ekipi i Rudi Garcias, i 7-ti në kampionat dhe protagonist i dy ardhjeve: Ekambi në huazim nga Villarreal (4 milionë euro) dhe Tino Kadeëere , që vjen nga Le Havre për 15 milionë euro, por që do të qëndrojnë në klub deri në fund të sezonit.
7) Benfica: 20 milionë euro.
Julian Weigl, mesfushori 24-vjeçar gjerman, i cili bëri lëvizjen drejt Portugalisë nga Borussia Dortmund është transferimi i vetëm i Benficas. Kontratë deri në vitin 2024.
6) Borussia Dortmund: 20 milionë euro
Mund të jetë vetëm Erling Haaland, por ai po tregon deri tani që çdo cent i dhënë për të është me vlerë.
5) Sevilla: 20 milionë euro
Andaluzianët kanë investuar të njëjtën shumë deri më tani si Benfica dhe Borussia Dortmund, duke e konfirmuar blerjen e Youssef En-Neysri.
4) Real Madridi: 30 milionë euro
Los Blancos nuk mund të mungonin në renditjen, pasi në skuadër kanë ofruar Reinierin, 18 vjeçar brazilian nga Flamengo.
3) Juventus: 35 milionë euro
Në vendin e tretë në podium, janë kampionët italianë të Serie A, tashmë të forcuar për sezonin e ardhshëm. Blerja zyrtare e Dejan Kulusevski, xhevahiri suedez 19 vjeçare, është e vetmja deri tani, që mund të rritet edhe për 9 milionë euro tjera.
2) Espanyol: 39 milionë euro
Çuditërisht në vendin e 2-të nuk është një klub i madh. Espanyol ka blerë Cabreran (9 milionë euro nga Getafe) dhe Embarban (10 milionë euro nga Rayo Vallecano), por edhe Raul de Tomas nga Benfica për 20 milionë euro.
1) Napoli: 46 milionë euro
Pa dyshim që mbretëresha e këtij afati (të paktën deri më tani) është ekipi i Gennaro Gattusos. Blerjet e deritashme janë: Diego Demme (12 milionë nga Leipzig) dhe Stanislav Lobotka (20 milionë euro nga Celta Vigo).
Për sezonin tjetër do të vijë, Amir Rrahmani për të cilin janë paguar 14 milionë euro te Verona.