Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se nga data 10 gusht (sot) do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendorë.
Afati kalimtar do të mbyllet më 7 Shtator, shton shtëpia e basketbollit kosovar.
Ndërkaq më 1 Gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dyja konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021.
Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.
Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: komesari@basketbolli.com. /