Adrion Pajaziti: Fanella e Kosovës dhe Shqipërisë peshojnë njejtë, futbolli është futboll

Kombëtarja e Shqipërisë ka triumfuar ndaj Andorrës me rezultatin 3-0 në “Air Albania”, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke marrë kështu tre pikë.

Në këtë ballafaqim u paraqit edhe ish lojtari i Kosovës U21, Adrion Pajaziti, i cili pas ndeshjes u shpreh i lumtur me debutimin ndaj Anglisë dhe ndeshjen sonte.

Ai poashtu tha se fanella e Kosovës dhe Shqipërisë peshojnë njejtë.

“Jam shumë krenar dhe shumë, shumë i lumtur. Fanella e Kosovës dhe Shqipërisë peshojnë njejtë, futbolli është futboll”, tha Pajaziti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *