Adnan Januzaj i shënon Atleticos nga gjuajtja e lirë dhe e dërgon Real Sociedadin në Ligën e Evropës (Video)

Atletico Madridi dhe Real Sociedadi e zhvilluan ndeshjen e fundit të sezonit 2019/2020 në Wanda Metropolitano dhe u ndanë baras (1-1).

Pas gjysmë ore lojë, skuadra nikoqire kishte realizuar gol përmes Kokes, i cili u asistua nga Alvaro Morata.

Kur po afrohej fundi i takimit u akordua gjuajtje e lirë për skuadrën mysafire nga një kënd mjaft i vështirë.

Përgjegjësinë e mori anësori shqiptar, Adnan Januzaj, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (87’) dhe në këtë mënyrë u barazua rezultati i takimit.

Kjo pikë ishte e mjaftueshme që Real Sociedadi të siguronte pozitën e gjashtë në tabelë dhe kualifikimin në Ligën e Evropës.

Nga ana tjetër, Atletico Madridi e ka mbyllur sezonin në vend të tretë në tabelë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *