Ademi zbulon se çfarë i tha presidenti i UEFA-së për kualifikimin e Ballkanit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se për kualifikimin e Ballkanit në Ligën e Konferencës ka biseduar edhe me presidentin e UEFA-së, Alexander Ceferin.

I pari i FFK-së ka thënë se ka marrë përgëzimet nga i pari i UEFA-së për këtë skukses të skuadrës nga Suhareka, duke shtuar se suksese të tilla vijnë për shkak të një pune dhe angazhimi maksimal nga ai si kryetar i FFK-së.

“Mora përgëzimet e Ceferin për kualifikimin e FC Ballkani në fazën grupore të UEFA Conference League, teksa theksoi se ky sukses lidhet me ju si udhëheqës i mirë dhe i përkushtuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Po ashtu, më uroj që arritjet e tilla të klubeve tona të jenë të vazhdueshme.”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Ballkani e eliminoi Shkupin nga play-off-i dhe u kualifikua për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *