Driton Kuka është shpallur sot trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, derisa xhudistja Distria Krasniqi e ka dituar si xhudistja më e mirë në botë.
Ky çmim i ka gëzuar gjithë shqiptare, derisa një urim në orët e mbrëmjes ka ardhur edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili ka uruar dyshen për këtë sukses madhështor, i cili edhe njëherë e ngrit lart emrin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“Sonte xhudo na dhuroi një tjetër emocion të veçantë. Kësaj radhe jo në tatami, por nga ceremonia e më të mirëve të vitit nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).
Kampionia olimpike, vajza jonë e artë, Distria Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë, derisa mjeshtri ynë Driton Kuka me plot meritë u zgjodh trajneri më i mirë në rruzullin tokësor.
E mbrëmjet si kjo pa dyshim na bëjnë krenarë të gjithë shqiptarëve. Toni, Majlinda, Distria, Nora, Loriana e Akili janë udhërrëfyes dhe motiv shtesë për të rinjtë kosovarë për të arritur në majat e sportit botëror.
Urime Driton Toni Kuka e Distria Krasniqi, suksese të vazhdueshme!”, ka shkrar Ademi në facebook.