Ademi takon legjendat e futbollit kosovar, vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqin dhe Sahit Kelmendin

Presidenti i Federaës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij yjet e dikurshëm të Prishtinës së artë, Fadil e Xhevdet Muriqi si dhe Sahit Kelmendin.

Ademi ka thënë se këta kanë dhënë shumë për futbollin e Kosovës duke lënë gjurmë të thella në historinë e këtij sporti.

“Ishte kënaqësi të ritakoja dhe të ndaja momente të tilla me Fadilin, Xhevdetin e Sahitin, të cilët kanë dhënë shumë për futbollin kosovar dhe kanë lënë gjurmë të thella në historinë e tij, teksa në shenjë respekti u dhurova nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Sot pata kënaqësinë t’i mirëpres në zyrën time legjendat e futbollit kosovar – vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, si dhe bashkëlojtarin e tyre të gjeneratës së artë të KF Prishtina, Sahit Kelmendi.

Vëllezërve Muriqi u shpreha mirëseardhje dhe pushime të këndshme në Kosovë, derisa së bashku evokuam kujtime të shkëlqyera nga karriera e tyre.

Gjatë këtij takimi i njoftova vëllezërit Muriqi me zhvillimet dhe projektet e fundit të Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe me rritjen e futbollit në nivelin e klubeve dhe ecurinë e ekipeve tona kombëtare.

Vëllezërit Muriqi shprehën mirënjohjen e tyre për të arriturat e futbollit kosovar, teksa vlerësuan punën dhe përpjekjet tona për të ngritur futbollin në një dimension tjetër.

Ata theksuan se i ndjekin me vëmendje paraqitjet e Kombëtares së Kosovës e të klubeve tona në arenën ndërkombëtare dhe i gëzohen çdo suksesi të tyre.

Ishte kënaqësi të ritakoja dhe të ndaja momente të tilla me Fadilin, Xhevdetin e Sahitin, të cilët kanë dhënë shumë për futbollin kosovar dhe kanë lënë gjurmë të thella në historinë e tij, teksa në shenjë respekti u dhurova nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *