Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur i bindur se stadiumi “Zahir Pajaziti’ në Podujevë shumë shpejtë do të licensohet nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
I pari i FFK-së e ka vizituar stadiumin ku ndeshjet i zhvillon skuadra e Llapit dhe ka thënë se është shumë i kënaqur me mënyrën se si po menagjohet dhe po mirëmbahet ky impiant sportiv.
“Tani kanë mbetur të plotësohen edhe disa kritere dhe më pas do të ftohet Komisioni i UEFA-s për licencim dhe kategorizim të stadiumeve. Sigurisht se me punën që është bërë dhe po bëhet, ky stadium do ta marrë licencën për ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në “Facebook”.