Ademi për kontratën e re të Challandesit: Nuk ka pasur ngritje page, negociatat i përfunduam për dhjetë minuta

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kampanjës së re në Ligën e Kombeve.

Fillimisht, më 3 shtator, Kosova përballet me Moldavinë në Itali, ndërkaq në Prishtinë, më pas e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”.

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës në një bisedë në “Sport Show” ka zbuluar të rejat e fundit te “Dardanët” para ndeshjeve të shtatorit.

Fillimisht, ai ka folur për kontratën e re të trajnerit Bernard Challandes, i cili vazhdoi me Kosovën edhe për dy vite.

“Nuk e kemi menduar asnjëherë ndonjë alternativë tjetër, as ai nuk ka pasur dilema. E ka merituar kontratën e re”, deklaroi Ademi.

“Nuk ka pasur ngritje page, nuk e ka kërkuar këtë. As dhjetë minuta nuk zgjatën negociatat. Ai do të ketë disa bonuse në kontratë”, tregoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *