Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi bashkë më nënkryetarin Bakir Burrin, janë të pranishëm në ‘Wembley’, duke ndjekur nga afër finalen e madhe të Evropianit 2020.
Italia dhe Anglia po luajnë në finalen e këtij evenimenti të madh në futbollin evropian.
I pari i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar së në ‘Wembley’ po luhet një finale më plot emocion.
“Finale me plot emocion!
Futbolli ka kuptim me stadiume të mbushura me tifozë ??⚽️ ?? vs ???????”, ka shkruar Ademi.
Italia-Angli po luhet pjesa e dytë, rezultati momental është baras 1-1.