Ademi në Londër takohet edhe me kancelarin gjerman, Scholz

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po vazhdon të qëndrojë në Londër ku është ftuar për finalen në konkurrencën e femrave mes Gjermanisë dhe Anglisë.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin anglez, Ademi ka takuar personalitete të larta të futbollit dhe politikës.

Ademi gjatë qëndrimit atje e ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

I pari i shtëpisë së futbollit bëri të ditur se e ka falënderuar Kancelarin Scholz për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Postimi i plotë i Agim Ademit në Facebook:

Ishte kënaqësi takimi dhe foto e përbashkët me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Gjermania si shtet mik dhe aleat na ka ndihmuar në përgjithësi për dekada me radhë drejt lirisë e pavarësisë, por edhe në futboll na ka mbështetur në organizim sa më të mirë dhe drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Kancelarin Scholz e falënderova në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *