Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli feston sot ditëlindjen e 28-të.
Me rastin e ditëlindjes, Zeneli ka marrë mesazh urimi edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Krue i shtëpisë së futbollit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram e ka cilësuar Zenelin si një ikonë të futbollit të Kosovës.
“Me lojën tënde të shkëlqyeshme dhe kreativitetin e jashtëzakonshëm në fushë e ke bërë Kosovën krenare dhe je shndërruar në një nga ikonat e futbollit kosovar. Uroj që ditëlindja e 28-të të të sjellë sa më shumë suksese në fushën e gjelbër, kënaqësi dhe shëndet të mirë”, thuhet ndër tjerash në postimin e Ademit