Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi vazhdon t’i ndjek nga afër investimet që po bëhen në Kampin Nacional në Hajvali, shkruan Agim Ademi.
Ai ka thënë se ky kompleks po merr një pamje shumë të bukur, derisa ka paralajmëruar se shumë shpejt aty do të përfundojnë punimet dhe do të jetë më infrastrukturë të plotë.
“I lumtur që Kampi Nacional në Hajvali po e merr formën e një kompleksi shumë të bukur. Tani edhe me tribuna, e së shpejti edhe me infrastrukturë të plotë e modern”, ka shkruar Ademi në Facebook.