“Dardanët” janë në grup me tri shtete që nuk na njohin, si Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia së bashku me Suedinë.
I pari i FFK-së, në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, tha se në vitin 2020 ka pritur rezultate më të mira, por shkaku i lëndimeve nuk ia dolëm.
“Po normalisht kam pritur rezultate më të mira, por kanë dal shumë faktorë që të mos kemi këto rezultate sepse nëse i referohemi analizave ne na kanë parë si kualifikues në raport me ekipin e Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, por problemet që na ndodhen sepse kemi qenë pa gjashtë lojtarë standardë, pastaj na ka ardh rasti për Ligën e Kombeve për shembull në Greqi kemi luajtur pa 10 lojtarë standardë. Me gëzon fakti që ata që kanë qenë rezervistë thuajse janë të barabartë me ekipin e parë dhe kjo është pasuri e Federatës”, u shpreh fillimisht Ademi.
Tutje, Ademi konfirmoi se Kosova do luajë me flamur dhe himni do këndohet në çdo ndeshje që do luajmë dhe assesi nuk do pranojmë ndryshe.
“Jemi në grup për kualifikime botërore jashtëzakonisht të vështirë duke pas Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, nuk është grup i lehtë. Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia besoj që do ta kemi rastin të luajmë edhe në Spanjë, pasi që me Gjeorgjinë do kishim mundësi nëse do kalonim Maqedoninë. Me Greqinë kemi luajtur në Ligën e Kombeve dhe tani Spanja dhe UEFA e kanë të qartë se jemi të gatshëm të luajmë në Spanjë, por ne luajmë gjithkund me flamur dhe himnin tonë sepse jemi të barabartë në Federatën e UEFAs-s, për të gjitha shtetet Kosova është shtet dhe nëse nuk mund ta përballojnë, atëherë e vetmja variant është të luajmë dikund jashtë në një vend neutral, por prapë do këndohet himni dhe flamuri do jetë i Kosovës”, përfundoi kryetari i FFK-së.
Ndeshja e parë për Kosovën është ndaj Suedisë, pastaj jemi mysafirë të Spanjës.