Ademi: FFK-në e gjeta me buxhet 5 milionësh, tani kemi mbi 17 milionë euro buxhet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se ndihet krenar dhe mund të lavdërohet sa i përket punës së bërë nën drejtimin e tij dhe se rritja e buxhetit të FFK-së ka qenë e jashtëzakonshme.

Sipas Ademit, kur ai u emërua si kryetar i FFK-së, buxheti ishte 5 milionë euro, kurse tani ky buxhet është rritur në mbi 17 milionë euro.

“Nëse do të flasim për buxhet tani edhe këtu mund të lëvdohem pak sepse buxhetin e kam marr unë kur jam bërë kryetar 5 milionë e 400 mijë euro, ndërsa tani e kemi 17 milionë e 160 mijë euro”, ka thënë Ademi në RTK.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk ka asnjë aktakuzë, ashtu siç raportohet gjatë këtyre ditëve dhe ka bërë thirrje që kush do që mund te ketë fakte t’i paraqes ato publikisht.

Zgjedhjet për kryetar të ri të FFK-së janë caktuar të mbahen më 6 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *