Ademi: Evropiani “Gjermani 2024” do të flasë shqip

Agim Ademi uruar Kombëtarën Shqiptare pas barazimit në Moldavi.

I pari i FFK-së ka vlersuar se Evropiani EURO 2024 do të flasë Shqip.

Shqipëria ka arritur të marrë pikën ‘e artë’ në transfertë me Moldavinë.

Kuqezinjtë barazuan me rezultat 1-1 në Moldavi duke siguruar kështu biletën për në Kampionatin Evropian “Euro 2024“

Postimi i plotë:

Sonte, gëzimi dhe krenaria kanë pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi Shqipëria e ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Euro 2024.

Në këtë moment shumë të veçantë, në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, dua të shpreh përgëzimet më të sinqerta për këtë triumf të madh të futbollit shqiptar.

Vlerësoj thellë faktin se evropiani “Gjermani 2024” do të flasë shqip, duke sjellë kësisoj gëzim të paimagjinueshëm për shqiptarët kudo në botë.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një vend si Shqipëria, që sot, për herë të dytë në histori, arrin të prekë majat e futbollit evropian.
Dua të përcjellë përgëzimet e mia më të sinqerta për të gjithë futbollistët kuqezi, stafin, me trajnerin Sylvinho, presidentin Armand Duka dhe të gjithë ata që kanë punuar me zell dhe pasion për të arritur këtë sukses të madh.

Në këtë ditë feste për shqiptarët, uroj që Kombëtarja e Shqipërisë të vazhdojë me formë të lartë dhe të jetë befasia e këndshme në Euro 2024.

Suksese dhe ju priftë e mbara! ????????????????????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *