Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Alian Giresse po qëndrojnë në Frankfurt të Gjermanisë ku nesër hidhet shorti për “Euro 2024”.
“Urojë që të kemi fat dhe një cikël të suksesshëm”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në Facebook.
Postimi i i plotë:
Me përzgjedhësin Alain Giresse në prag të shortit për kualifikimet për Euro 2024, që do të tërhiqet, të dielën, në mesditë në Frankfurt.
Uroj që të kemi fat në short dhe një cikël të suksesshëm në këto kualifikime për të realizuar synimin e madh – pjesëmarrjen në Evropian.
A.A. /Demokracia.com