Ademi demanton trajnerin e Legias: Fusha është aty dhe mund të vizitohet nga çdokush dhe të kënaqet me një fushë e cila është e kualitetit të fundit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë disa imazhe nga gjendja e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” pas ndeshjes së mbrëmshme Drita – Legia.

Ajo duket në formë perfektë dhe e gatshme për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës që e zhvillon ndaj Rumanisë sot një javë.

Ademi më këtë rast ka demantuar trajnerin e Legia, që kishte kritikuar për gjendjen e fushës.

“Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Edhe pse gjatë punimeve të kësaj fushe ka marrë kohë me temperatura shumë të larta, fusha është në gjendje shumë të mirë.

Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin.

Fusha është aty dhe mund të vizitohet nga çdokush dhe të kënaqet me një fushë e cila është e kualitetit të fundit. Falënderojmë MKRS-në dhe ministrin Hajrulla Çeku për investimin në këtë fushë, e cila ka arritur standarde të shkëlqyeshme.

E gëzofshin të gjithë ata që kanë mundësi të luajë në këtë fushë dhe besoj fuqishëm që më së miri këtë e vlerësojnë futbollistët.

Uroj që në këtë fushë Kombëtarja jonë ta nisë mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë.

Po ashtu, ftoj të gjithë që të jenë në përkrahje të Kombëtares, sidomos Dardanët që të jenë në stadium sa më kreativ e në nivel si gjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *