Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qenë mysafirë i ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier në ditën e pavarësisë së Amerikës.
Ademi jka thënë se ishte një mbrëmje e mrekullueshme, plot emocion e festë, në një ambient shumë të veçantë, ku ishte e pranishme edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, por edhe personalitete të shumta, diplomatë e përfaqësues të mediave.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
I ftuar në festën e Pavarësisë së SHBA-së nga ambasadori Jeffrey Hovenier.
Një mbrëmje e mrekullueshme, plot emocion e festë, në një ambient shumë të veçantë, ku ishte e pranishme edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, por edhe personalitete të shumta, diplomatë e përfaqësues të mediave.
Ambasadori Hovenier mbajti një fjalim frymëzues për rëndësinë e Pavarësisë së SHBA-së dhe për lidhjen e ngushtë midis dy vendeve tona.
I nderuar që isha pjesë e kësaj feste dhe mirënjohës ndaj ambasadorit Hovenier për ftesën.
Gjithmonë me idealet dhe vlerat amerikane!