Ademi: Arritja në play-off arritje e madhe për Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘SportNews’ në kanalin televiziv ‘News24’ në Tiranë, ku ka folur për arritjen historike të Kosovës në ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026, sfidat, lojtarët dhe perspektivën e kombëtares.

Presidenti Ademi u pyet nëse kishte besuar se Kosova mund të arrinte në play-off të Botërorit në një kohë kaq të shkurtër nga pranimi në UEFA dhe FIFA.

“Vërtetë ëndrra ka ekzistuar gjithmonë, por duhej pjekur disa kushte dhe ja erdhi momenti, erdhi ekipi në ditët e veta më të mira dhe e realizuam atë që është ëndrra e çdo ekipi kombëtar. Kjo shumë do të thotë për Kosovën për faktin që i kemi vetëm nëntë vjet pranim, aq sa na numërohen neve si pjesë në UEFA dhe në FIFA, por normalisht futbolli s’ka filluar ato ditë, por shumë më herët. Por, pikërisht për këto nëntë vite organizim në kuadër të UEFA-s dhe FIFA-s dhe të arrish këtu konsideroj që është një sukses që duhet mos me e mohu. Thjesht, ne do të mundohemi ta bëjmë më të mirën të mundshme deri në fund të kësaj gare dhe të kësaj ëndrre”, tha Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *