Adelina Tahiri vjen me një pozë joshëse nga pushimet, thekson linjat e bujshme trupore!

Kohëve të fundit është aktivizuar me të madhe në rrjetet sociale.

Fjala është për këngëtaren shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Adelina Tahiri, e cila si shumë kolege të saj po i shijon këto ditë të nxehta vere në pishina e bregdet.

Këtë të diele ajo ka vendosur të ndajë një imazh ku shihet në rroba banjo të printuara në lëkurë leopardi, gjersa në dorë kishte vendosur një orë ngjyrë ari.

Nëna e një djali gëzon forma të bujshme trupore, gjersa ka kohë që nuk ka qenë kaq e aktivizuar në rrjetet sociale.

Pak muaj më parë, kur të gjithë po vet-karantinoheshin shkaku i pandemisë famëkeqe CoViD-19, këngëtarja u bë e gjallë me imazhe ku fillimisht e tregonte jetën luksoze dhe tash. po tregon se si di të kënaqet në periudha të tilla kohore.

“Përgjithmonë” vazhdon të mbetet një nga këngët më të dëgjuara dhe më të vlerësuara të Tahirit, por njëherit edhe e fundit që është publikuar e që pak ditë më pari i ka bërë 1-vit nga lëshimi si premierë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *