Nga ora 21:00, në stadiumin e Tiranës “Air Albania”, do të dalin para njëri-tjetrit Ac Roma dhe Feyenoord.
Kjo është finalja e parë e një lige të rëndësishme evropiane që do të mbahet në “Air Albania”.
Që nga dita e djeshme kryeqyteti i Shqipërisë është mbushur me tifozë të të dyja ekipeve, si ata italianë dhe holandezë, të cilët u përleshën me njëri-tjetrin, por edhe me Policinë e Shtetit.
Sipas mediave në Shqipëri deri mbrëmë 60 tifozë janë shoqëruar në polici dhe 12 zyrtarë policorë janë lënduar.