Klubi i futbollit “Chelsea” është shumë afër që të bëhet me pronarë të rinj.
Klubi nga Londra njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë se ka pranuar ofertën e grupit të udhëhequr nga Todd Bohely.
Pjesë e grupit se Bohelyt janë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss. “Blutë” bënë të ditur se procesi i shitjes do të finalizohet tërësisht në fund të këtij muaji.
Në njoftimin nga Chelsea thuhet se 2.5 miliardë funte të fituara nga shitja e klubit, do të dhurohen për qëllime bamirësie nga Roman Abramovichi.
Por, se për këtë duhet të kërkohet fillimisht miratimi nga Qeveria e Britanisë së Madhe, pasi që paratë do të transferohen në një llogari bankare të ngrirë më herët nga Qeveria britanike.
Kujtojmë se pas sanksioneve ndaj Roman Abramovicht, miliarderi rus u detyrua ta vë në shitje e klubin e Chelsea. E gjithë kjo erdhi si shkak i fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën.
Abramovich edhe nga Qeveria e Britanisë së Madhe shihet si person i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.
Club Statement.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 7, 2022