Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka prekur biznesmenët rus në mbarë globin.
Pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich, i cili është prekur nga sanksionet britanike ndaj Rusisë dhe miqëve të Putinit, ka hequr dorë përkohësisht nga Chelsea.
Në një komunikatë zyrtare ai deklaron se kompetencat e tij i kalon te organizata bamirëse “Chelsea Foundation”, duke thënë se kjo është në të mirë të klubit.
“Gjatë pothuajse 20 viteve të mia në krye të Chelseat kam parë gjithmonë interesat e klubit.Sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea kompetencat dhe kujdesin për Chelsea FC. Besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha Abramovich.