Salah nuk ka simptoma dhe ndihet mirë.
Federata e Futbollit të Egjiptit gjithashtu raportoi se pjesa e tjetër e kombëtares është testuar negative, dhe Salah tashmë ndodhet në izolim.
Salah u infektua në dasmën e vëllait?
Infektimi i Salah do të jetë një tjetër problem për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili tashmë ka të konfirmuara shumë mungesa në skuadër.
Siç raportojnë mediet në Egjipt, Salah ka mundur të infektohet në dasmën e vëllait të tij, ku ai u filmua duke kërcyer pa maskë në mesin e shumë të ftuarve.
Madje në mediet e Egjiptit është postuar një video e kësaj dasme, që ka ngjallur shumë reagime.
Wallahi he deserves to be sentenced to Klopps basement immediately pic.twitter.com/BJrVk8nXDW
— ً (@sxlmss) November 13, 2020