Nicolas Otamendi është tallur brutalisht me Ansu Fatin në fitoren e Benficas ndaj Barcelonës mbrëmë duke e pyetur: “A je ti Leo?”.
Pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona dhe transferimit të mëvonshëm falas në Paris Saint-Germain, Blaugrana mendoi se Ansu Fati ishte zgjedhja e përshtatshme për të trashëguar fanellën e tij ikonike me numrin 10.
18-vjeçari, një talent i dalë nga akademia La Masia, kishte debutuar me numrin 37 në shpinë dhe kishte numrin 22 kur u promovua në ekipin e parë sezonin e kaluar.
Por, pasi u kthye nga dëmtimi me një gol kundër Levantes në fundjavë pas një pushimi të gjatë, Fati është drita e vërtetë e shpresës në një përbërje të Barcelonës të mbushur me çështje.
Looks like Otamendi told Fati “who are you” ? pic.twitter.com/a1ZODfgrma
— C ? (@ChronozRMA) September 30, 2021
Sidoqoftë, Otamendi, i cili ka luajtur me Messin për vite me radhë te kombëtarja e Argjentinës, nuk ishte i impresionuar nga Fati.
Kur Fati e rrëzoi atë në minutat e fundit në humbjen 3-0 të Barcelonës, Otamendi e talli të riun sepse kishte veshur fanellën me numër 10.
“A je ti Leo?”, ishte pyetja në formë talleje e Otamendit drejtuar Fatit.