Interi ka përmbysur Milanin, duke fituar me përmbysje 4:2 në derbin e qytetit të zhvilluar në “San Siro”.
Milani po fitonte 2:0 pas pjesës së parë, por nuk arriti ta mbajë epërsinë, përcjellë Gazeta Olle.
Në rrjetet sociale u diskutua shumë për golin e dytë të Interit, i cili u dyshua për pozitë jashtë loje.
Megjithatë shihet qartë që Sanchez u mbajt në lojë dhe për këtë arsye VAR pranoi golin.
Ndryshe, Rebic dhe Ibrahimovic realizuan golat për kuqezinjtë në fund të pjesës së parë.
Ndeshja u rihap nga Marcelo Brozovic, i cili realizoi një super-gol në minutën e 51.
Më pas shënoi edhe Vecino nga afërsia.
De Vrij shënoi tutje një gol të bukur me kokë për 3:2 në minutën e 70 për fitoren e madhe, e cila u vulos nga Lukaku në minutën e 93.
Interi ka dalë i pari me 54 pikë, sa ka edhe Juventus, ndërsa Milani mbetet në vendin e 10 me 32 pikë./Topi.com