A do të shkarkohet Deschamps, vjen njoftimi nga Federata e Futbollit të Francës

Presidenti i Federatës Franceze të futbollit Le Graet nuk e fsheh hidhërimin për eliminimin nga Euro 2020.

Hidhërimi vjen pas eliminimit të papritur të Francës nga Kampionati Evropian nga Zvicra dhe e ardhmja e trajnerit Didier Deschamps tani duhet të qartësohet.

“Në 3-1 mendova se ishte fituar ndeshja nga ne, unë jam padyshim shumë i zhgënjyer.”, tha presidenti i Shoqatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet.

Për të ardhmen e trajneri Didier Deschamps, Le Graet nuk dhe ndonjë qartësim duke shpjeguar si “ai nuk beson” se disfata, e papritur dhe e parakohshme, mund të çojë në një shkarkim të trajnerit edhe pse për këtë do të bisedojnë së bashku në ditët në vijim.

“Unë jam shumë i afërt me të, unë i njoh vështirësitë e futbollit”, shtoi numri një i futbollit transalpin duke u munduar të qetësojë kritikat për menaxhimin e ndeshjes kundër zviceranëve.

Kontrata e ish-mesfushorit të Juventusit skadon pas përfundimit të Kupës së Botës 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *