Inter Milan po përpiqet të gjejë paratë e duhura për ta rikthyer në ‘San Siro’ sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku.
Reprezentuesi belg është në bisedime për tu rikthyer tek ‘Nerazurët’ pas një sezoni katastrofik në Angli.
Gazetari i njohur italian Fabrizio Biasin mendon se Lukaku nuk mund të kthehet tek Interi.
“A po kthehet Lukaku? Jo, është vështirë dhe pothuajse e pamundur”, tha ai.
“Derisa Chelsea të gjejë një pronar, është e vështirë të parashikohet një transferim i tillë”, theksoi gazetari Biasin.
PSG, alternative e mundshme për Lukakun
Ndërkohë, sipas medieve italiane, PSG shihet si alternative e mundshme për Lukakun.
Sulmues belg nuk ia ka dal që të tregoj më të mirën e tij tek ‘Blutë’ e Londrës këtë sezon të garave.
Ai gjithnjë e ka lanë të hapur mundësinë e rikthimit tek Interi.