Ekspedita e Kombëtares së Kosovë arriti dje në Sevilla të Spanjës, ku u akomodua në hotelin “Melia”.
Ditën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes mbajti konferencë për media, i cili foli për progresin e “Dardanëve”.
“E menaxhoj një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të motivuar, me lojtarë që duan të japin më të mirën për vendin e tyre, dhe mendoj se ndeshjet ndaj Spanjës, janë mënyrë e mirë për ta treguar progresin e ekipit”, tha Challandes.
Challandes zbuloi edhe detaje nga gjendja fizike e Valon Berishës, i cili tha se “pas stërvitjes do të mësohet nëse ai është në gjendje të luajë ndaj Spanjës”.
“Ne kemi tani stërvitjen, do të tentojë të stërvitjen dhe pas kësaj do ta dimë sigurt nëse është në gjendje të luaj apo jo.”
Ndryshe, “Dardanët” në orën 18:00 do të zhvillojnë seancën stërvitore në “Estadio La Cartuja de Sevilla”, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari2022”.