PSG debuton nesër në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Club Brugge, duke ëndrruar që këtë edicion të fitojë këtë kompeticion shumë të kërkuar.
“Është një grë e paparashikueshme, duhet të kesh fatin për ta fituar, por ne kemi një shans për të bërë histori,” tha trajneri Mauricio Pochettino para kësaj ndeshje.
Ai nuk e përmendi Nuno Mendes dhe pika kryesore padyshim, ishte për Lionel Messin:
“Unë nuk mendoja se ishte e mundur që ai të nënshkruante me ne, por fatmirësisht kjo gjë u bë. Do të vendosim me kohën se a do të luajë në ndeshjen ndaj Brugge”, përfundoi ai.
Megjithatë, sipas mediave të njohura franceze, Messi do të jetë titullar në këtë takim.