Blendi Baftiu është njëri ndër futbollistët më cilësor që aktivizohet në futbollin kosovar.
Futbollisti nga Shtimja shkëlqeu edicionin e kaluar në elitën e futbollit kosovar, derisa ishte edhe top-golashënues.
Për yllin e Ballkanit kanë shprehur interesim shumë klube, në mesin e tyre edhe Alanyaspori në Superligën turke.
Në lidhje me të ardhmen e Baftiut ka folur edhe trajneri i tij, Ismet Munishi pas ndeshjes së sotme me Gjilanin.
Munishi ka thënë se Baftiu do të vendosë vetë për të ardhmen e tij.
“Blendi vazhdimisht ka oferta, i ka refuzu disa prej tyre, është çështje e Blendit se ku dëshiron me shku, ai për momenti është lojtar i Ballkanit. Po presim dhe po punojmë në këtë aspekt”, tha Munishi për “ArtSport”. /Zeri.info