A do të jetë ndeshja e nesërme e fundit te Kosova? Gliha jep këtë përgjigje

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, nuk ka preferuar të flasë rreth të ardhmes së tij.

“Dardanët” do të zhvillojnë nesër mbrëma (e martë) ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gliha tha se nuk e di nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në krye të shtabit teknik.

“Nuk e di dhe as nuk po mendoj për këtë. Vëmendja ime është tek ndeshja e së martës dhe për pjesën tjetër nuk dua të komentoj”, tha trajneri slloven në konferencën për media.

Gliha foli edhe rreth kundërshtarit të nesërm, të cilin e vlerësoi si të vështirë.

“Kurrë s’kam thënë që Kosova nuk është kombëtare e fortë. Fokusi im ishte të gjejë zgjidhje për çdo problem që mund të na dal para. Kemi gjetur disa gabime që synojmë t’i përmirësojmë ndaj Bjellorusisë. Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e vështirë. Nuk ka kundërshtar të dobët”, deklaroi Primoz Gliha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *