Kampionët e Anglisë janë dënuar nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, duke iu ndaluar pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme.
Një situatë e tillë mund të sjellë shumë ndryshime te Manchester City, që ka të bëjë me largimet e lojtarëve dhe të Pep Guardiolas.
Juventus është skuadra që ka vëmendjen më të madhe në këtë rast, duke dashur angazhimin e Pep Guardiolas, përcjell lajmi.net.
Guardiola është kërkuar edhe verën e kaluar nga Juventus, por refuzimi i spanjollit bëri që ‘Zonja e Vjetër’ të angazhojë Maurizio Sarrin.
Te Juventus, Pep Guardiola do të kishte mundësinë të punonte me Cristiano Ronaldon.