Arsenali vazhdon të mbajë primatin e skuadrës që ka investuar më së shumti në këtë afat kalimtar. Por, pavarësisht shifrave, fillimi i sezonit është tejet zhgënjyes për topçinjtë.
Skuadra londineze ka siguruar sot shërbimet e mbrojtësit japonez, Takehiro Tomiyasu.
22 vjeçari i Bolonjas do t’i kushtojë 23 milionë euro Arsenalit.
Tomiyasu luan si qendërmbrojtës, por që di të aktizohet edhe në krahun e djatht të mbrojtjes.