Andrea Pirlo thotë se Juventusi nuk do ta gjobisë Ronaldon pasi raportohet që sulmuesi portugez donte t’i jepte fanellën e tij një djali që mblidhte topat
36-vjeçari nuk u duk i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Genoas dhe hodhi fanellën e tij në tokë pas përfundimit të ndeshjes.
Romeo Agresti i Goal.com raporton se Ronaldo kishte rënë dakord t’i jepte fanellën e tij një djali që mblidhte topat. Sidoqoftë, Andrea Pirlo ofroi një version tjetër, duke konfirmuar se ish-ylli i Real Madridit ishte i mërzitur për mos shënimin e së paku një goli.
“Është normale që ai dëshironte të shënonte një gol, veçanërisht kur loja po ndërlikohej, pasi ai është një kampion dhe gjithmonë dëshiron të bëjë shenjën e tij,” tha trajneri për “Sky Sport Italia”.
Ish-mesfushori gjithashtu shtoi se klubi nuk do ta gjobisë sulmuesin për reagimin e tij.
“Unë nuk mendoj kështu. Ai ishte i mërzitur siç u ndodh edhe lojtarëve të tjerë. Loja kishte mbaruar dhe është normale që ai ishte nervoz. Nuk mendoj se klubi ose trajneri do ta gjobisin atë. ”, tha Pirlo në fund.