Janë mbyllur dy ndeshjet e para të ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 25-të në Superligë.
Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat të pastër prej 3:0 ndaj Vushtrrisë.
Golat për gjilanasit i realizuan Razak Keita (90+3′) Muamer Svraka (36’) dhe Franc Veliu (58’).
Me këtë fitore, Gjilani grumbullon 48 pikë dhe del momentalisht në pozitën dytë, derisa t’i luajnë takimet e tyre Prishtina dhe Ballkani.
Fitore të madhe për Flamurtarin në Skenderaj ndaj Drenicës me rezultatin 2:1.
Për Flamurtarin shënuan Shend Kelmendi (40’) dhe Adem Maliqi (64’).
Në fund të ndeshjes për Drenicën realizoi Alban Shillova nga pika e bardh.
Me këtë fitore, Flamurtari iu afrohet në dy pikë Drenicës që është në vendin e shtatë.