Drita arritur t’i marrë tri pikë shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Ferizajt e cila bëri një hap tjetër prapa në ‘luftën’ e saj për mbijetesë.Rezultati i takimit ishte 2-0.
Golat për gjilanasit i shënuan Kastriot Rexha permes penalltisë në minutën e 48’, ndërsa për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Ardian Nuhijit u përkujdes mbrojtësi Ardian Cuculi që shënoi me kokë në minutën e 77’.
Vlen të ceket se 60 minuta ka luajtur edhe futbollisti Izair Emini i cili u kthye pasi që kishte dal pozitiv me koronavirus.
Drita me këtë fitore i ka tubuar 52 pikë derisa Ferizaj ka 25 pikë.