Vedat Muriqi po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i gjigantit turk Fenerbahce.
Sulmuesi nga Kosova në vitin e tij të parë me gjigantin turk ka shkëlqyer, duke ngjallur interesimin e skuadrave të njohura evropiane për të.
Lazio, Fiorentina e Napoli interesohen për transferimin e tij në Serie A, ndërsa Muriqi kërkohet edhe në Angli.
Tottenham Hotspur, Burnley, Brighton dhe West Bromvich Albion janë skuadrat angleze që kanë kërkuar transferimin e kosovarit.
26-vjeçari ka një ofertë shumë të mirë edhe nga kampionati francez Ligue 1, ku Stade Rennes dëshiron ta transferojë prizrenasin.
Fenerbahce pretendonte të fitonte 30 milionë euro nga shitja e Muriqit, por pandemia Covid-19 ka futur në krizë financiare shumë klube të futbollit.
Klubi nga Stambolli tani ka ulur çmimin e Muriqit dhe kjo ka alarmuar skuadrat e interesuara për të.
Fenerbahce tani kërkon një shumë 15 deri në 20 milionë euro për ta lënë të lirë Muriqin të largohet.
Kampioni i shumëfishtë turk synon që ta zëvendësojë kosovarin me Ali Sowen nga CSKA e Sofjes ose kroatin Mario Mandzukic.