Harry Kane është gati të kthehet në fushë për të udhëhequr Tottenham-in.
Kapiteni i Spurs, i cili nuk luan me skuadrën që nga janari, do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Manchester United në sfidën e së premtes.
Lajmi e ka dhënë trajneri Jose Mourinho, i cili ka thënë në konferencë për shtyp:
“Po punon shumë mirë, mund të them qetësisht se do të jetë titullar. Nuk e dimë sa minuta ka në këmbë ose nëse është në maksimumin e formës”, ka shpjeguar portugezi.
“Nuk luan prej gjashtë muajsh, fusha do të na japë përgjigjet. Ka punuar shumë mirë, është një profesionist i jashtëzakonshëm”.