Konfirmohen 83 raste të reja me koronavirus

Janë konfirmuar 83 raste të reja me koronavirus në vend.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 83 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *