KEK-u bën prezantim amatoresk, nuk e tregon as emrin e futbollistit të transferuar

Prezantimi i transferimit të ri nga skuadra e Obiliqit duket se po bëhej përngut, pasi u njoftua shumë shkurtazi dhe pa ndonjë detaj, shkruan lajmi.net.

”Kemi transferuar një super sulmues nga Trepqa 89 ne si klub i deshirojm suksese”, shkruhet në njoftimin e klubit, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Gjithsesi, bëhet fjalë për sulmuesin Taulant Avdyli, i cili stinorin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës mitrovicase.

Klubet tona kanë punë të madhe për të rritur profesionalizmin e tyre, duke filluar nga rrjetet sociale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *