Zyrtare: UEFA vendos për Champions League dhe EURO 2020I

Presidenti UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dalë në konferencë për shtyp pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të mbajtur sot.

Gazeta-Topi ua sjell më poshtë vendimet kryesore:

EURO 2020

Kampionati Evropiani do të zhvillohet në të njëjtat 12 stadiume që ishte planifikuar fillimisht.
Më 8 tetor do të zhvillohe ndeshjet e para të play-offs, më 12 nëntor të dytat.
Champions League:

– Gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen me format të “Final Eight” nga 12 gushti në Lisbonë.

– S’do të ketë ndeshje kthyese për çerekfinale apo gjysëmfinale.

– Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 të finales mund të luhen edhe në stadiumet vendore ose në Lisbonë, s’është vendosur ende.

– Finalja do të zhvillohet më 23 gusht.

Në Stamboll, ku ishte planifikuar të zhvillohet finalja e sezonit aktual, do të zhvillohet finalja e sezonit të ardhshëm. Çdo vendit nikoqir i është shtyrë data e organizimit të finales për një vit.

Se a do të zhvillohen ndeshjet me apo pa tifozë do të vendoset në korrik, varësisht nga situata me Covid-19.

Ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa të garave të tjera me nga vetëm një ndeshje.

Europa League:

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohet në formatin e “Final Eight” në katër qytete të Gjermanisë.
Ndeshjet do të zhvillohet nga 10 deri më 21 gusht.
Fituesi do të përcaktohet nga një ndeshje, s’do të ketë ndeshje kthyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *