Këto pamje e dëshmojnë se Messi është ‘jashtëtokësor’ – Video

Lionel Messi mbrëmë dhuroi spektakël në fitoren e Barcelonës në ndeshjen në “Camp Nou” kundër Leganesit, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka shkelur ndonjëherë në një fushë futbolli u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 69-të të takimit, për epërsinë 2:0 të Barcelonës që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar.

Ansu Fati realizoi golin e parë në minutën e 42-të, pas asistimit nga Junior Firpo.

Argjentinasi ishte i pandalshëm në këtë ndeshje, siç edhe e dëshmojnë pamjet e risjellura nga kanali zyrtar i La Ligas.

“Si ta ndalni Leo Messin?”, shkruhet në videon e publikuar në faqen zyrtare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *