Në aksidentin e trafikut në fshatin Tërpezë të Malishevës ka mbetur i vdekur anëtari i Kryesisë së Rinisë në Nisma, Albert Krasniqi.
Njëherit, Krasniqi ishte edhe kryetar i klubit të futbollit në kategorinë e femrave të Mitrovicës.
Për vdekjen e tij, telegram ngushëllimi ka dërguar edhe Federata e futbollit e Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë:
E nderuar Familje Krasniqi!
Të nderuar drejtues, futbolliste dhe dashamirë të KFF “Malisheva”
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të më të dashurit tuaj dhe kryetarit të KFF ”Malisheva”, Albert Krasniqi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Albert Krasniqi ishte entuziast i madh dhe punëtor i jashtëzakonshëm i futbollit. Ai e udhëhoqi me shumë sukses KFF ”Malisheva” dhe vazhdimisht ishte në përkrahje të talenteve të reja të futbollit, andaj ndarja e tij e hershme nga kjo jetë na ka prekur jashtëzakonisht shumë.
Alberti ishte dashamir i madh i futbollit, ishte i urtë, mik i shkëlqyeshëm e i nderuar kudo, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së