Skuadra e Bayern Munich ka fituar ndeshjen ndaj Werder Bremenit në udhëtim me rezultatin minimal 0:1.
Mjaftoi një gol i Robert Lewandowskit në minutën e 43’të të ballafaqimit, që Bayerni të shpallet kampion i Bundesligës për edicionin 2019/2020.
Bayern Munich pas 32 xhirove ka grumbulluar 76 pikë – dhjetë më shumë se vendi i dytë, Borussia Dortmund dhe tashmë kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
Bayern me këtë fitore siguron matematikisht titullin e 30’të në Bundesligës në histori dhe nga sot mund të festojë për të arriturën e madhe të tyre, në krye me Hansi Flick – për të cilin është titulli i parë në karrierën e tij në Bundesligë.
Ndërkohë, Werder Bremeni i Milot Rashicës mbetet në fundin e tabelës – konkretisht në vendin e parafundit me 28 pikë dhe gjasat për të rënë nga liga po rriten dita ditës…