Pas golit të barazimit të shënuar në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa ka treguar fanellën e Colchoneros me numër 14 me emrin ‘Virginia’: dedikimi është i gjithi për futbollisten e skuadrës së femrave të Atletico Virginia Torrecilla, që në fund të majit është operuar për një tumor në kokë e që tani po i nënshtrohet periudhës së rehabilitimit për tu kthyer në fushë.
Gjesti i bukur i sulmuesit nuk ka mbetur pa reagimin e futbollistes, që i është përgjigjur në Tëitter: “Nuk kam fjalë, je i pabesueshëm, faleminderit nga zemra”.